Kumanovarët me syze speciale shikuan se si duket drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit
Qytetarët e Kumanovës, përmes syzeve speciale, patën mundësi të shihnin se si alkooli ndikon në shikim, koordinim dhe aftësinë për të drejtuar në mënyrë të sigurt një automjet, përcjell TV21. Syzet simuluan shikimin e çrregulluar dhe koordi...
Qytetarët e Kumanovës, përmes syzeve speciale, patën mundësi të shihnin se si alkooli ndikon në shikim, koordinim dhe aftësinë për të drejtuar në mënyrë të sigurt një automjet, përcjell TV21. Syzet simuluan shikimin e çrregulluar dhe koordinimin e dobësuar që shfaqen nën ndikimin e alkoolit.
Përmes kësaj përvoje praktike, policia synoi të tregojë se edhe një ulje e vogël e aftësive pas timonit mund të paraqesë rrezik serioz për shoferin dhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik. Aktiviteti u realizua nga Sektori për Parandalim pranë SPB Kumanovë dhe Këshilli Komunal për Parandalim.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.