Kumanovari dhuron 26 mijë euro për rrugën që mundëson qasjen në Xhaminë e Tabanocit

Husejn Bajrami, djali i të ndjerit hoxhë Nexhmedin Bajrami nga Kumanova, ka financuar blerjen e rrugës që mundëson qasjen në Xhaminë “Koxha Mehmed Beu” në fshatin Tabanoc. Marrëveshja për blerjen u nënshkrua më 19 tetor 2026, në prani të my...

tetor 20, 2026 - 22:00
Kumanovari dhuron 26 mijë euro për rrugën që mundëson qasjen në Xhaminë e Tabanocit

Husejn Bajrami, djali i të ndjerit hoxhë Nexhmedin Bajrami nga Kumanova, ka financuar blerjen e rrugës që mundëson qasjen në Xhaminë “Koxha Mehmed Beu” në fshatin Tabanoc.

Marrëveshja për blerjen u nënshkrua më 19 tetor 2026, në prani të myftiut të Kumanovës, h. Abedin ef. Imeri, dhe anëtarëve të familjes Selmani nga Llojani.

Rruga ka një sipërfaqe prej 529 metrash katrorë, me gjerësi prej shtatë metrash, ndërsa vlera e blerjes arrin në 26.450 euro, shumë e paguar nga Husejn Bajrami.

Muftinia e Kumanovës e falënderoi z.Bajrami për këtë kontribut, si dhe familjen Selmani për bashkëpunimin, duke shprehur lutjen që kjo vepër të pranohet si sadaka dhe të shpërblehet me të mira.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.