KUMANOVË: 59-vjeçari përfundon në polici pas kërcënimeve ndaj nënës
Një 59-vjeçar nga rajoni i Kumanovës është ndaluar nga policia pasi dyshohet se është sjellë në mënyrë agresive dhe ka kërcënuar nënën e tij. Rasti është regjistruar më 6 tetor, rreth orës 12:20. Policia e SPB Kumanovë e ka privuar nga liri...
Një 59-vjeçar nga rajoni i Kumanovës është ndaluar nga policia pasi dyshohet se është sjellë në mënyrë agresive dhe ka kërcënuar nënën e tij.
Rasti është regjistruar më 6 tetor, rreth orës 12:20. Policia e SPB Kumanovë e ka privuar nga liria personin me inicialet Z.D., 59 vjeç, nga një fshat i Kumanovës.
Ai është dërguar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit pritet të ngrihet kallëzim përkatës ndaj tij.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.