Kundër vendimit të Hagës: Shqiptarët në SHBA protestojnë para objektit të OKB-së

Platforma “Liria ka Emër” ka njoftuar se të martën do të mbahet një protestë para ndërtesës së OKB-së në New York. Sipas njoftimit, protesta është thirrur nga pjesëtarët e komunitetit shqiptaro-amerikan. “Të martën e 22 shtatorit në ora 18:...

shtator 19, 2026 - 20:30
Kundër vendimit të Hagës: Shqiptarët në SHBA protestojnë para objektit të OKB-së

Platforma “Liria ka Emër” ka njoftuar se të martën do të mbahet një protestë para ndërtesës së OKB-së në New York.

Sipas njoftimit, protesta është thirrur nga pjesëtarët e komunitetit shqiptaro-amerikan.

“Të martën e 22 shtatorit në ora 18:00 do të mbahet një protestë para ndërtesës së OKB-së në NEW YORK të SHBA-ve. Kjo protestë është thirrur nga pjestarët e komunitetit shqiptaro-amerikan.

Dag Hammarskjöld Plaza, E. 47th St., mes 1st & 2nd Ave. 22 shtator 2026, 18:00”, thuhet në njoftim.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.