Kur do të nisin punimet për autostradën Shkup-Bllacë?
Me rastin e 25-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloski bëri të ditur se punimet për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë do të nisin gjatë ditëve të ardhshme. Ai deklaroi se vendi...
Me rastin e 25-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloski bëri të ditur se punimet për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë do të nisin gjatë ditëve të ardhshme.
Ai deklaroi se vendi po zhvillohet përmes investimeve të fuqishme në infrastrukturë, shëndetësi dhe arsim, me synimin që të bëhet më i begatë. Në kuadër të ndërtimit të infrastrukturës moderne, Nikolloski theksoi se realizimi i autostradës Shkup-Bllacë do të fillojë brenda pak ditësh.
Nga Qeveria theksuan se punimet po zhvillohen me intensitet në segmentet Tetovë-Gostivar dhe Gostivar-Bukojçan, ndërsa gjatë shtatorit pritet të nisë edhe ndërtimi i aksit Bukojçan-Kërçovë.
Në tetor është paralajmëruar të hapet për qarkullim një pjesë tjetër e autostradës Kërçovë-Ohër, ndërsa e gjithë autostrada Kërçovë-Ohër-Strugë të përfundojë në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm.
Vitin e ardhshëm në bashkëpunim me Bashkimin Evropian po ashtu është paralajmëruar të nisë ndërtimi i fazës së parë të hekurudhës Shkup-Jegunovcë-Tetovë-Gostivar, i fazës së dytë Gostivar-Kërçovë dhe i fazës së tretë Kërçovë-Ohër-Strugë.(INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.