Kur mendimi akademik thyen tabutë: Lea Ypi dhe Arsim Sinani për lirinë dhe sfidat e shoqërisë

Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës, në bashkëpunim me fondacionin gjerman Friedrich Ebert Stiftung (FES), ka hapur zyrtarisht “Forumin për Reflektim Akademik dhe Dialog Publik”. ​Aktiviteti kryesor u shënua me ligjëratën publ...

gusht 26, 2026 - 18:00
Kur mendimi akademik thyen tabutë: Lea Ypi dhe Arsim Sinani për lirinë dhe sfidat e shoqërisë

Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës, në bashkëpunim me fondacionin gjerman Friedrich Ebert Stiftung (FES), ka hapur zyrtarisht “Forumin për Reflektim Akademik dhe Dialog Publik”.

​Aktiviteti kryesor u shënua me ligjëratën publike të profesoreshës së Politikës dhe Filozofisë në London School of Economics (LSE), Lea Ypi, me temë “Liria, demokracia dhe drejtësia: sfidat e shoqërive në zhvillim”. Në fjalën e saj, prof. Ypi zbërtheu sfidat e shoqërive në transicion dhe rrugët drejt një rendi më të barabartë e të drejtë.
​Gjatë diskutimit në panel, prof. Arsim Sinani theksoi rëndësinë e veçantë që ka lirimi nga barra e së kaluarës jugosllave për emancipimin e shoqërisë dhe konsolidimin e demokracisë.
​Niciativa e re synon të shërbejë si një platformë e hapur ku mendimi akademik takohet me nevojat e qytetarëve, duke mbledhur në këtë ngjarje të parë diplomatë, zyrtarë shtetërorë, anëtarë të shoqërisë civile, profesorë dhe studentë.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.