Kurti e propozon Justina Shiroka Pulën për Presidente: E votojmë ligjin për Specialen, le të zotohen se i japin votat për profesoreshën
Albin Kurti ka dalë me një konferencë tjetër për media. Ai ka propozuar për Presidente, Justina Shiroka-Pula. Kurti tha se po e modifikon propozimin, duke e propozuar një ish-ministre të PDK-së. “Kur ai thotë që tri katër herë ka qëndrime t...


Albin Kurti ka dalë me një konferencë tjetër për media.
Ai ka propozuar për Presidente, Justina Shiroka-Pula.
Kurti tha se po e modifikon propozimin, duke e propozuar një ish-ministre të PDK-së.
“Kur ai thotë që tri katër herë ka qëndrime të ndryshme, bëhet fjalë për propozime të reja. Janë propozime të ndryshme, sepse janë të reja. E dëgjova kritikën e tij në atë që Konjufca na qenka partiak e Rushiti fortë me Vetëvendosje”.
“Më lejoni që propozimin ta modifikojë, kryetari i PDK-së le të delë publikisht sonte që 22 deputetet e grupit të PDK-së zotohen që marrin pjesë në zgjedhje për President, ne po iu votojmë ndryshim-ligjin për Specialen, e ka votën tonë. Dhe, mendje votimi për presidente profesoresha Justina Shiroka Pula, kryetare e Akademisë, ish-ministre e PDK-së”, ka thënë ai.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.