Kurti fton PDK-në, LDK-në dhe AAK-në në takime në ditën e fundit për konstituimin e Kuvendit

Në ditën e fundit të afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ftuar në takime përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe...

gusht 7, 2026 - 13:00
Kurti fton PDK-në, LDK-në dhe AAK-në në takime në ditën e fundit për konstituimin e Kuvendit
kurti-fton-pdk-ne,-ldk-ne-dhe-aak-ne-ne-takime-ne-diten-e-fundit-per-konstituimin-e-kuvendit

kurti-fton-pdk-ne,-ldk-ne-dhe-aak-ne-ne-takime-ne-diten-e-fundit-per-konstituimin-e-kuvendit

Në ditën e fundit të afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ftuar në takime përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në përpjekje për të arritur një marrëveshje politike.

Ftesat janë bërë për pasditen e 7 gushtit, vetëm pak orë para skadimit të afatit kushtetues për konstituimin e legjislaturës së re.

Sipas informacioneve të deritanishme, takimi me përfaqësuesit e LDK-së pritet të zhvillohet, ose tashmë është duke u mbajtur, ndërsa ende nuk janë bërë publike detaje nga bisedimet.

Mbetet të shihet nëse këto konsultime do të rezultojnë me një marrëveshje që do t’i hapte rrugë vazhdimit të seancës konstituive dhe përmbylljes së procesit të konstituimit të Kuvendit para skadimit të afatit kushtetues./Gazeta10


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.