Kurti konfirmon rikandidimin e Shpejtim Bulliqit për kryetar të Podujevës

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka njoftuar se kryetari aktual i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi do të jetë kandidat i kësaj partie edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale për kryetar të kësaj komune. Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Shpejtim Bulliqi e ka besimin e qytetarëve të Podujevës dhe të

maj 30, 2025 - 22:00
 0  7
Kurti konfirmon rikandidimin e Shpejtim Bulliqit për kryetar të Podujevës
kurti-konfirmon-rikandidimin-e-shpejtim-bulliqit-per-kryetar-te-podujeves

kurti-konfirmon-rikandidimin-e-shpejtim-bulliqit-per-kryetar-te-podujeves

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka njoftuar se kryetari aktual i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi do të jetë kandidat i kësaj partie edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale për kryetar të kësaj komune.

Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Shpejtim Bulliqi e ka besimin e qytetarëve të Podujevës dhe të Lëvizjes Vetëvendosje”.

“Me këtë mbështetje të merituar, kryetari Bulliqi do ta drejtojë komunën edhe për një mandat tjetër për ta vazhduar rrugën e mirëqeverisjes, zhvillimit dhe shërbimit të drejtë ndaj qytetarëve”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka marrë pjesë në takimin e sotëm të Kryesisë së Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, ku Shpejtim Bulliqi është nominuar kandidat për mandatin e rradhës si kryetar i Komunës së Podujevës.