Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqëri është betejë e përbashkët e grave dhe e burrave. Kurti përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se një shoqëri e lirë nga dhuna është shoqëri më e fortë. “Po fillojmë fushatën “16 ditë të aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”, me

Nëntor 26, 2024 - 00:00
 0  5
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
kurti:-nje-shoqeri-e-lire-nga-dhu*na-eshte-shoqeri-me-e-forte

kurti:-nje-shoqeri-e-lire-nga-dhu*na-eshte-shoqeri-me-e-forte

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqëri është betejë e përbashkët e grave dhe e burrave.

Kurti përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se një shoqëri e lirë nga dhuna është shoqëri më e fortë.

“Po fillojmë fushatën “16 ditë të aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”, me thirrjen e përbashkët për ndërgjegjësim, për drejtësi e për barazi. Për të mbrojtur dinjitetin njerëzor. Për një shoqëri ku çdo grua dhe vajzë ka të drejtën të jetojë e lirë, e të ëndërrojë pa frikë. Si qeveri, po veprojmë çdo ditë. Po forcojmë ligjet. Po rrisim ndihmën për strehimoret. Po fuqizojmë gratë ekonomikisht. Po mbështesim viktimat e dhunës me bazë gjinore. Duke fuqizuar gratë, forcojmë shoqërinë. Shpijmë përpara barazinë në shoqëri dhe zhvillimin në shtetin tonë. Kjo është beteja jonë. Jo vetëm e grave. Por e burrave dhe grave së bashku. Sepse një shoqëri e lirë nga dhuna është shoqëri më e fortë. Më e drejtë. Më njerëzore”, ka shkruar Kurti.