Kurti pas takimit të paparalajmëruar me Abdixhikun: Kur të kemi rezultate, do të kemi lajme

Ka përfunduar takimi Kurti-Abidxhiku për çështjen e presidentit. Takimi ka nisur rreth orës 20:00 dhe prezente në diskutime ishte edhe Vjosa Osmani. Pas përfundimit të takimit, Kurti ka folur shkurt për media. “Kur të kemi rezultate nga an...

gusht 30, 2026 - 00:00
Kurti pas takimit të paparalajmëruar me Abdixhikun: Kur të kemi rezultate, do të kemi lajme

Ka përfunduar takimi Kurti-Abidxhiku për çështjen e presidentit.

Takimi ka nisur rreth orës 20:00 dhe prezente në diskutime ishte edhe Vjosa Osmani.

Pas përfundimit të takimit, Kurti ka folur shkurt për media. “Kur të kemi rezultate nga ana jonë, do të kemi lajme edhe për ju”, tha Kurti.

Ky takim vjen pas atij të së mërkurës, kur Kurti, kryeministër në detyrë, dhe Abdixhiku, u takuan në përpjekje për ta arritur një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, që do t’i jepte fund krizës pothuajse dyvjeçare institucionale.

Që të dy deklaruan se për herë të parë kanë biseduar për “emra konkretë” për presidentin e ardhshëm të Kosovës, por nuk pranuan t’i bëjë të ditur ata për shkak të “ndjeshmërisë” së bisedimeve. /reporteri


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.