Kurti për presidentin: Jemi në situatë urgjente, zgjedhjet e reja s’do të prodhonin rezultat ndryshe
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folur edhe për çështjen e zgjedhjes së presidentit, duke thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese e ka vendosur vendin përpara një situate urgjente për veprim. Kurti...


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folur edhe për çështjen e zgjedhjes së presidentit, duke thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese e ka vendosur vendin përpara një situate urgjente për veprim.
Kurti ka përmendur edhe marrëveshjen e arritur me Lidhjen Demokratike të Kosovës, për të cilën ka thënë se është shkelur dhe braktisur nga gjashtë deputetë të kësaj partie.
‘’Aktgjykimi i Kushtetuese, i cili prodhoi një normë të re kushtetuese lidhur me rrjedhjen afateve për zgjedhjen e presidentit, na vë përpara një situate urgjente për veprim. Ne kemi një marrëveshje me LDK’në, por e dimë që ajo u shkel e u braktis nga 6 deputetë të saj, përkundër që ajo kishte bekimin e kryesisë partisë së tyre. Para nesh, pos sot, kemi 6 ditë të plota për ti dhënë vendit president/e të re. Përveç arritjes së një marrëveshje të re edhe zgjedhja e presidentit është e mundshme. Zgjedhjet e reja të përsëritura, të panevojshme, të kushtueshme janë gjithsesi janë të shmangshme. Andaj lë të ulemi bashkë, sepse zgjedhjet e reja ndonëse do të shakktoshheni si pasojë e moszgjidhjes së presidentit, sërish nuk do të ishin zgjedhje për president. Ato përveçse pa Kuvend, këtë herë do të na linin me paqartësi për ushtrimin e detyrës së presidentit, ndërkaq qeveria do të mbetej në detyrë’’, ka deklaruar Kurti.
Kurti ka thënë se Kosova nuk e ka luksin të humbasë kohë në, siç i ka quajtur, “kriza të panevojshme”, duke vlerësuar se zgjedhjet e reja nuk do të prodhonin rezultat ndryshe.
“Me lejoni të citoj pikën 3 të deklaratës që u votua me 99 vota, – ‘’ Kuvendi bën thirrje për hartimin e një strategjie të përbashkët shtetërore në kuadër të secilës të bashkërendohen veprimet juridike, institucionale dhe diplomatike për mbrojtjen dhe afirmimin e të vërtetës së plotë historike për luftën e drejt për liri dhe çlirim. Qytetarë presin prej nesh me shumë përgjegjësi. Kosova nuk e ka luksin të humbasë kohë në kriza të panevojshme. Kësaj here nuk do të prodhohej ndonjë rezultat ndryshe, por i kemi rrethanat e reja që kërkojnë përgjegjësi më të madhe shtetërore’, ka thënë Kurti.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.