Kurti takohet me Myftiun Tërnava, diskutojnë edhe për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë
Kryeministri Albin Kurti, pasditen e së premtes priti në takim kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnava. Teksa kryeministri Kurti tha se është përherë kënaqësi të takohet me të, Myftiu Tërnava e uroi për presidenten e ...


Kryeministri Albin Kurti, pasditen e së premtes priti në takim kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnava.
Teksa kryeministri Kurti tha se është përherë kënaqësi të takohet me të, Myftiu Tërnava e uroi për presidenten e re Justina Shiroka Pula, zgjedhja e së cilës shmangu zgjedhjet e katërta parlamentare në më pak se dy vjet dhe mundësoi kthimin te stabiliteti institucional.
Në takim u diskutua për bashkëpunimin e mirë dhe ecurinë e projekteve të përbashkëta, solidaritetin e humanitetin qytetar dhe vlerat shoqërore e kombëtare, situatën e dinamikat politike në rajon e më gjerë, por edhe për aktgjykimin e padrejtë dhe të pasaktë në shkallën e parë të Dhomave të Specializuara në Hagë, ndaj ish krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, si dhe për punën përpara për sukses në apel.
“Urime, çlirimtarë”, Vlora Çitaku uron Thaçin, Veselin e Krasniqin në 27 vjetorin e PDK-së
Sot, 13:51 · 2 min lexim
Kryeministri shprehu mirënjohje dhe falënderime për rolin konstruktiv dhe kontributin e çmuar të Bashkësisë Islame të Kosovës për popullin tonë.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.