Kurti takon Mickoskin në New York: Diskutuam për tunelin Prizren-Tetovë dhe sigurinë energjetike
Kosovës, Albin Kurti, ka takuar në New York homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Hristijan Mickoski, me të cilin ka diskutuar për avancimin e projekteve të përbashkëta në infrastrukturë dhe energji. Kurti ka bërë të ditur se takimi është...


Kosovës, Albin Kurti, ka takuar në New York homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Hristijan Mickoski, me të cilin ka diskutuar për avancimin e projekteve të përbashkëta në infrastrukturë dhe energji.
Kurti ka bërë të ditur se takimi është zhvilluar gjatë Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
“Katër javë më parë ishim bashkë në nisjen e punimeve për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë, ndërsa sot me kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, u takuam në New York në Javën e Nivelit të Lartë të Sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”, ka shkruar Kurti.
Sipas tij, gjatë takimit është diskutuar për bashkëpunimin në fushën e infrastrukturës dhe energjisë, me fokus në realizimin e projekteve të përbashkëta.
“Vazhduam bisedën për bashkëpunimin në infrastrukturë e në energji, përkatësisht për avancimin e projekteve të përbashkëta. Theksova rëndësinë e përshpejtimit të procedurave për tunelin Prizren-Tetovë, si projekt me rëndësi të veçantë për qytetarët, sikurse edhe për zhvillimin e turizmit dhe ekonomitë e të dyja vendeve”, ka deklaruar Kurti.
Kurti ka bërë të ditur se me Mickoskin kanë diskutuar edhe për zbatimin e marrëveshjes për thëngjillin.
“Gjithashtu biseduam për zbatimin e marrëveshjes për thëngjillin. U pajtuam të vazhdojmë punën për realizimin e këtyre projekteve, të cilat kontribuojnë në ndërlidhjen rajonale dhe sigurinë energjetike”, ka shkruar kryeministri.
Kurti ka theksuar raportet ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, duke i cilësuar dy vendet si shtete mike dhe partnere.
“Kosova dhe Maqedonia e Veriut, përveçse fqinje, janë shtete mike dhe partnere, me interesa të përbashkëta për paqe, siguri, zhvillim dhe integrim euroatlantik”, ka shtuar Kurti.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.