Kurti uron Krishtlindjen Ortodokse: Le të na udhëheqë vullneti për solidaritet dhe punë për më shumë mirëqenie

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka uruar qytetarët e besimit ortodoks për Krishtlindjen. “Qytetarëve tanë nga komuniteti serb, të besimit ortodoks, që sot kremtojnë Krishtlindjen sipas kalendarit julian, u uroj festë të gëzuar. Kjo ditë e shenjtë ju sjelltë dashuri, mbarësi dhe begati në familjet tuaja. Festofshi në harmoni, mirëkuptim dhe respekt për njëri-tjetrin.  Le

Jan 7, 2026 - 11:00
 0
Kurti uron Krishtlindjen Ortodokse: Le të na udhëheqë vullneti për solidaritet dhe punë për më shumë mirëqenie
Kurti uron Krishtlindjen Ortodokse: Le të na udhëheqë vullneti për solidaritet dhe punë për më shumë mirëqenie

Kurti uron Krishtlindjen Ortodokse: Le të na udhëheqë vullneti për solidaritet dhe punë për më shumë mirëqenie

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka uruar qytetarët e besimit ortodoks për Krishtlindjen.

“Qytetarëve tanë nga komuniteti serb, të besimit ortodoks, që sot kremtojnë Krishtlindjen sipas kalendarit julian, u uroj festë të gëzuar. Kjo ditë e shenjtë ju sjelltë dashuri, mbarësi dhe begati në familjet tuaja. Festofshi në harmoni, mirëkuptim dhe respekt për njëri-tjetrin.  Le të na bashkojë e mira. Le të na udhëheqë vullneti për solidaritet dhe punë për më shumë mirëqenie. Uroj që Krishtlindja t’ju gjejë pranë familjes, në shëndet dhe gëzim”, ka shkruar Kurti në urimin e tij.