Kurti zyrtarisht mandatar për formimin e Qeverisë së re

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka caktuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Haxhiu ka bërë të ditur vendimin përmes një postimi në Facebook, pas pro...

shtator 13, 2026 - 14:00
Kurti zyrtarisht mandatar për formimin e Qeverisë së re

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka caktuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Haxhiu ka bërë të ditur vendimin përmes një postimi në Facebook, pas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe pas propozimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, kam caktuar z. Albin Kurti mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, shkruan Haxhiu në FB.

“Z. Kurtit i uroj sukses në ushtrimin e përgjegjësive që burojnë nga besimi i qytetarëve, si dhe në formimin sa më të shpejtë të Qeverisë, në shërbim të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj”, përfundoi ajo.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.