Kusari Lila: Hapat e radhës për ish-krerët e UÇK-së duhet të mendohen mirë që të kemi sukses në fund

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se hapat e radhës lidhur me vendimin dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë duhet të jenë të menduar mirë dhe të dakorduar ndërmjet të gjitha n...

shtator 22, 2026 - 13:00
Kusari Lila: Hapat e radhës për ish-krerët e UÇK-së duhet të mendohen mirë që të kemi sukses në fund
mimoza-kusari-lila-ne-mitrovice,-refuzon-t’iu-pergjigjet-serbisht-mediave-ne-gjuhen-serbe

mimoza-kusari-lila-ne-mitrovice,-refuzon-t’iu-pergjigjet-serbisht-mediave-ne-gjuhen-serbe

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se hapat e radhës lidhur me vendimin dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë duhet të jenë të menduar mirë dhe të dakorduar ndërmjet të gjitha niveleve.

Ajo ka thënë se qëllimi duhet të jetë rritja e probabilitetit për lirimin e tyre dhe ka theksuar se duhet të ketë angazhim të plotë në të gjithat nivelet, edhe në atë politik ndërmjet partive opozitare, Qeverisë dhe Kuvendit.

“Tash unë jam në cilësinë e ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, e gjithashtu është pjesa që jam ministre, nuk jam deputete. Megjithatë, jam e mendimit, ashtu siç e kam thënë e është po thuhet shpesh, fatmirësisht, që duhet të ketë një konsensus të gjerë shoqëror mbi hapat e radhës. Duhet të jenë edhe të menduar mirë në aspektin ligjor, por gjithashtu edhe në rritjen e probabilitetit të lirimit të plotë të katër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë. Domethënë, përpjekja e përbashkët duhet të ketë angazhim të plotë të të gjitha niveleve, edhe natyrisht në aspektin politik, edhe të partive të deritanishme opozitare, e gjithashtu edhe e Qeverisë e Kuvendit me shumicën, në mënyrë që gjithë mbështetja në këtë rrugëtim ligjor shumë sfidues për vendin të dalë me sukses në fund”, tha Kusari Lila, raporton EO.

Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar të hënën në Kuvendin e Republikës së Kosovës Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Kjo nismë ligjore vjen pas aktgjykimit dënues të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, aktgjykim që Partia Demokratike e Kosovës e ka kundërshtuar publikisht dhe e ka cilësuar si të padrejtë dhe të papranueshëm.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i PDK-së, Bedri Hamza në një konferencë për media, i cili tha se projektligji nuk parasheh mbylljen e Dhomave të Specializuara të Hagës.

Ai theksoi se projektligji do të kërkojë që akuzat ndaj katërshes së UÇK-së të jenë të lidhura konkretisht me pretendimet për të cilat është themeluar kjo gjykatë, e jo me “interpretime të pafundme”.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.