Kush do të jetë kandidate e LVV-së për kryeparlamentar të Kosovës
Në Lëvizjen Vetëvendosje kanë nisur debatet për emrin e kryetarit të ri të Kuvendit, pas zgjedhjeve parlamentare të qershorit. Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme në Kosovë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, bëri të ditu...
Në Lëvizjen Vetëvendosje kanë nisur debatet për emrin e kryetarit të ri të Kuvendit, pas zgjedhjeve parlamentare të qershorit.
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme në Kosovë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, bëri të ditur se kandidate për kryetare të Kuvendit nga LVV-ja do të jetë Albulena Haxhiu. Ai tha se për këtë do të vendoset në mbledhjen e Kryesisë së LVV-së.
“Unë mendoj se kryetaren e Kuvendit tashmë e kemi vendosur. Ajo është zonja Haxhiu dhe, me sa më merr mendja, ky do të jetë i njëjti propozim.”, tha Kojnufca.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.