Kush janë emrat që përmenden për lider të ASH-së nëse s’kandidon Taravari?

Tahiri: Zoti Taravari nuk ju përjashtoi juve si emër për udhëheqjen e partisë nëse ai nuk do të kandidonte. Midis tjerash përmendi edhe zotin Snopçe, pra edhe emra të tjerë që janë në opinion të përmendur si zoti Valbon Limani, Isen Shabani...

tetor 22, 2026 - 13:01
Kush janë emrat që përmenden për lider të ASH-së nëse s’kandidon Taravari?

Tahiri: Zoti Taravari nuk ju përjashtoi juve si emër për udhëheqjen e partisë nëse ai nuk do të kandidonte. Midis tjerash përmendi edhe zotin Snopçe, pra edhe emra të tjerë që janë në opinion të përmendur si zoti Valbon Limani, Isen Shabani e kështu me radhë. Ju katër jeni përmendur.

Rijad Shaqiri-ASH: Në kuadër, në kuadër të subjektit tonë politik kemi shumë emra të cilët thjesht çdokush mund ta ushtron dhe ta kryejnë detyrën e kryetarit të partisë. Mirëpo, Aleanca për Shqiptarët (ASh) për momentin identifikohet me zotin Arben Taravari. Dhe përderisa nuk kemi një vendim të prerë nga ana e zotit Taravari se do të jetë apo s’do të jetë kandidat, krejt këta tjerët janë në domeinin e spekulimeve, në domeinin e kalkulimeve politike.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.