Kush po provokon në ‘UminDoll’ të Kumanoves-“Kosova është Serbi?
Reagim i AKI-Kumanovë Parullat “Kosova është Serbi” në fshatin Umindoll nuk janë thjesht shkrime në rrugë, janë provokim që kërkon reagim institucional! Parullat janë shkruar në rrugën e vjetër që lidh Shkupin me Kumanovën, një rrugë e frek...
Reagim i AKI-Kumanovë
Parullat “Kosova është Serbi” në fshatin Umindoll nuk janë thjesht shkrime në rrugë, janë provokim që kërkon reagim institucional!
Parullat janë shkruar në rrugën e vjetër që lidh Shkupin me Kumanovën, një rrugë e frekuentuar çdo ditë nga shumë shqiptarë.
Në një ambient të ndjeshëm, veprime të tilla mund të nxisin tensione, reagime dhe incidente të panevojshme.
Prandaj kërkojmë që institucionet kompetente të veprojnë, të zbulojnë autorët dhe të marrin masat e nevojshme. Heshtja nuk i shërben bashkëjetesës.
Presim edhe reagimin e kryetarit të Komunës, Maksim Dimitrievski, i cili pak ditësh, për një rast tjetër, reagoi menjëherë, ndërsa tani kur preken drejtpërdrejt shqiptarët dhe krijohet një provokim që mund të cenojë marrëdhëniet ndëretnike, presim të njëjtën qartësi dhe vendosmëri.
Sepse kur ngacmohen shqiptarët, kryetari nuk mund të bëhet as i shurdhër, as i verbër.
Kumanova ka nevojë për përgjegjësi, jo për standarde të dyfishta.
AKI Kumanovë
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.
