Kuvendi i Prishtinës kundër vendimit të Hagës, miraton rezolutën “Jo në emrin tim”

Me 45 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar rezolutën “Jo në emrin tim”, përmes së cilës ka shprehur kundërshtimin ndaj vendimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-...

shtator 25, 2026 - 13:30
Kuvendi i Prishtinës kundër vendimit të Hagës, miraton rezolutën “Jo në emrin tim”

Me 45 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar rezolutën “Jo në emrin tim”, përmes së cilës ka shprehur kundërshtimin ndaj vendimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati, tha se në këtë periudhë nevojitet më shumë se kurrë bashkëpunim institucional dhe qytetar për mbrojtjen e luftës së UÇK-së.

“Kuvendi i Komunës së Prishtinës shpreh mospajtimin e thellë me vendimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Sot nuk mjafton vetëm të shprehim keqardhje. Është koha të ngremë zërin, të dalim në protesta, të flasim dhe ta bëjmë të qartë se sakrifica e UÇK-së nuk mund të shkruhet sipas vullnetit të të tjerëve”, tha Musmurati.

Ajo shtoi se Kuvendi i Prishtinës përmes kësaj rezolute përcjell mesazhin e qytetarëve të kryeqytetit: “Jo në emrin tim”.

Gjatë seancës, Fehmi Osmani nga Lëvizja Vetëvendosje kërkoi që në rezolutë të përfshihen edhe emrat e Sali Mustafës dhe Pjetër Shalës.

Kërkesa u mbështet nga të pranishmit dhe emrat e tyre u përfshinë në deklaratë.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.