Kuvendi miraton ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuar. Për këto ndryshime kanë votuar 88 deputetë. Të pranishëm në sallë kanë qenë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, at...

tetor 7, 2026 - 00:00
Kuvendi miraton ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuar.

Për këto ndryshime kanë votuar 88 deputetë.

Të pranishëm në sallë kanë qenë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, ata të PDK-së, të Aleancës, të LDK-së, si dhe të komuniteteve nga grupi multi-etnik.

Kalimi i këtij projektligji ka qenë kërkesa e PDK-së dhe protestuesve tash e 21 ditë.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.