Kuvendi miraton ndryshimet në Ligjin për Pastrimin e Parave

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit. Projektligji kaloi me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnj...

tetor 15, 2026 - 16:00
Kuvendi miraton ndryshimet në Ligjin për Pastrimin e Parave

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

Projektligji kaloi me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Para votimit përfundimtar, deputetët miratuan edhe 12 amendamentet e propozuara për këtë projektligj.

Në votim morën pjesë deputetët e pozitës, ndërsa opozita nuk ishte e pranishme në sallë.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.