Kuvendi pritet të mblidhet sonte për konstituimin e legjislaturës së re
Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen sonte në mbrëmje për të vazhduar procesin e konstituimit të legjislaturës së re. Sipas burimeve brenda Kuvendit të Kosovës, seanca konstituive pritet të nisë rreth orës 20:00 ose 21:00. Në...


Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen sonte në mbrëmje për të vazhduar procesin e konstituimit të legjislaturës së re.
Sipas burimeve brenda Kuvendit të Kosovës, seanca konstituive pritet të nisë rreth orës 20:00 ose 21:00. Në këtë seancë, Lëvizja Vetëvendosje pritet të propozojë emrin e kandidatit për kryetar të Kuvendit.
Ndërkohë, aktualisht po zhvillohet një takim mes kreut të VV-së, Albin Kurti, dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ku në fokus janë përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje politike, veçanërisht për çështjen e presidentit.
Para takimit, Abdixhiku ka deklaruar se konstituimi i Kuvendit duhet të ndodhë sot, duke theksuar se LDK-ja nuk do të nënshtrohet. Kurti, nga ana tjetër, ka bërë të ditur se do të ketë zhvillime vetëm pasi të arrihet një marrëveshje.
Një ditë më parë, Kurti nuk propozoi emër për kryetar të Kuvendit, duke kërkuar kohë shtesë për të arritur një marrëveshje politike me LDK-në.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.
