Ky është 27-vjeçari nga Skenderaji që vdiq pasi u rrëzua nga objekti ku po punonte

Policia ka konfirmuar se një 27-vjeçar ka humbur jetën të martën në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, pasi kishte pësuar lëndime të rënda në një kantier ndërtimi në Zubin Potok. Shefi i Operacioneve të Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriu...

shtator 1, 2026 - 17:30
Ky është 27-vjeçari nga Skenderaji që vdiq pasi u rrëzua nga objekti ku po punonte

Policia ka konfirmuar se një 27-vjeçar ka humbur jetën të martën në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, pasi kishte pësuar lëndime të rënda në një kantier ndërtimi në Zubin Potok.

Shefi i Operacioneve të Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Erduan Baliçi, tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:00, në vendin ku po ndërtohet stacioni i policisë në Zubin Potok.

“Rreth orës 10:00 në Zubin Potok, gjatë punimeve, një aksident ka rënë një punëtor duke punuar në tokë dhe bashkëpunëtorët e kanë dërguar në Shtëpinë e Shëndetit në Zubin Potok dhe pastaj e kanë dërguar me ambulancë në spitalin e Mitrovicës. Ai ka qenë duke punuar në atë punishte, gjegjësisht ku është duke u ndërtuar një stacion policor në Zubin Potok”, tha Baliçi.

Me urdhër të prokurorit, viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Mediat lokale kanë raportuar se viktima është Bajram Selimi nga fshat Kuqicë.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.