Ky është 32-vjeçari nga Prizreni që humbi jetën në aksidentin mes motoçikletës dhe veturës

Zekë Qenaj, 32-vjeçari nga Romaja e Prizrenit, është viktima që humbi jetën sot në aksidentin tragjik në segmentin rrugor Landovicë-Gjonaj, mëson Sinjali. Ai ishte duke drejtuar një motoçikletë kur u përfshi në përplasjen me një veturë. Pol...

shtator 24, 2026 - 00:00
Ky është 32-vjeçari nga Prizreni që humbi jetën në aksidentin mes motoçikletës dhe veturës

Zekë Qenaj, 32-vjeçari nga Romaja e Prizrenit, është viktima që humbi jetën sot në aksidentin tragjik në segmentin rrugor Landovicë-Gjonaj, mëson Sinjali.

Ai ishte duke drejtuar një motoçikletë kur u përfshi në përplasjen me një veturë.

Policia ka bërë të ditur për Sinjalin se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:22.

Vdekjen e 32-vjeçarit e ka konfirmuar ekipi emergjent.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.