Ky është 49-vjeçari që u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjakovë

Dje u raportua për një ngjarje të rëndë në Gjakovë, ku Bashkim Hajredini, 49-vjeçar, u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën “Rrustem Berisha”. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti u zbulua më 4 shtator, rreth orës 12:15, pasi një fa...

shtator 4, 2026 - 20:00
Ky është 49-vjeçari që u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjakovë

Dje u raportua për një ngjarje të rëndë në Gjakovë, ku Bashkim Hajredini, 49-vjeçar, u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën “Rrustem Berisha”.

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti u zbulua më 4 shtator, rreth orës 12:15, pasi një familjar kishte shkuar për ta vizituar. Kontakti i fundit me Hajredinin ishte më 2 shtator, rreth orës 17:00, ndërsa ai jetonte i vetëm prej rreth dy vitesh.

Pas raportimit, ekipet policore dhe mjekësore dolën në vendin e ngjarjes, ku personeli mjekësor konstatoi vdekjen e 49-vjeçarit.

Rastin për Sinjalin e konfirmoi zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Vlera Krasniqi.

“Sot, rreth orës 12:20, në rrugën ‘Rrustem Berisha’ në Gjakovë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull, i lindur në vitin 1977. Vdekja e tij është konstatuar nga personeli mjekësor në vendin e ngjarjes. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, në konsultim me të cilin është iniciuar rasti ‘Hetim i vdekjes’, përderisa trupi i pajetë i viktimës dërgohet për ekzaminim mjeko-ligjor”, deklaroi Krasniqi.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.