Ky është i dyshuari për sulmin ndaj deputetit Fahrush Rexhepi – ndalohet për 48 orë (VIDEO)
Media ka mësuar identitetin e njërit prej personave të dyshuar për sulmin ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës, Fahrush Rexhepi, gjatë protestës së 5 tetorit në Prishtinë. Burimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për Fadil Zogajn, i cili është...
Media ka mësuar identitetin e njërit prej personave të dyshuar për sulmin ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës, Fahrush Rexhepi, gjatë protestës së 5 tetorit në Prishtinë.
Burimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për Fadil Zogajn, i cili është identifikuar nga hetuesit pas analizimit të video-incizimeve të siguruara nga burime të hapura.
Në pamjet që po trajtohen nga hetuesit shihen disa persona duke e tërhequr zvarrë deputetin Rexhepi dhe më pas duke e hedhur mbi rrethojat brenda oborrit të Kuvendit.
Zogaj është lokalizuar rreth orës 19:30 në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë dhe është shoqëruar për intervistim në zyrat e njësisë kompetente hetimore.
Ai është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë.
Rasti po trajtohet për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, ndërsa hetimet për identifikimin e personave të tjerë që dyshohet se kanë qenë të përfshirë po vazhdojnë.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.