Ky është i dyshuari për vr’asjen e djalit në Pogragjë të Gjilanit – Remiz Arifi dyshohet se iku me Suzuki pas kr’imit
Është identifikuar personi i dyshuar për vrasjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e 11 tetorit në fshatin Pogragjë të Gjilanit, ku një 29-vjeçar mbeti i vrarë nga të shtënat me armë zjarri. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Remi...


Është identifikuar personi i dyshuar për vrasjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e 11 tetorit në fshatin Pogragjë të Gjilanit, ku një 29-vjeçar mbeti i vrarë nga të shtënat me armë zjarri.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Remiz Arifin, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë djalin e tij, Bajram Arifi, 29 vjeçar.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 19:30, ndërsa ekipi emergjent ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Sipas informacioneve fillestare, pas të shtënave Ramiz Arifi është larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë Suzuki.
Në lokacion kanë dalë njësitë relevante të Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes.
Hetimet dhe kërkimet për lokalizimin e të dyshuarit po vazhdojnë.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.