Ky është i riu nga Podujeva që vd*iq sot në QKMF – iu përkeqësua gjendja teksa po merrte infuzion
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Podujevë, ku një 36-vjeçar ka ndërruar jetë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare gjatë trajtimit për gripin sezonal. Mësohet se viktima është 36-vjeçari Fatlum Ahmeti. Sipas informacioneve të Sinjalit, viktima ka qenë duke marrë infuzion kur papritur gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar dhe ka ndërruar jetë. Familjarët e
![Ky është i riu nga Podujeva që vd*iq sot në QKMF – iu përkeqësua gjendja teksa po merrte infuzion](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/01/710260-ky-eshte-i-riu-nga-podujeva-qe-vdiq-sot-ne-qkmf-iu-perkeqesua-gjendja-teksa-po-merrte-infuzion.jpg)
![ky-eshte-i-riu-nga-podujeva-qe-vd*iq-sot-ne-qkmf-–-iu-perkeqesua-gjendja-teksa-po-merrte-infuzion](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/01/710260-ky-eshte-i-riu-nga-podujeva-qe-vdiq-sot-ne-qkmf-iu-perkeqesua-gjendja-teksa-po-merrte-infuzion-1024x815.jpg)
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Podujevë, ku një 36-vjeçar ka ndërruar jetë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare gjatë trajtimit për gripin sezonal.
Mësohet se viktima është 36-vjeçari Fatlum Ahmeti.
Sipas informacioneve të Sinjalit, viktima ka qenë duke marrë infuzion kur papritur gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar dhe ka ndërruar jetë.
Familjarët e viktimës kanë deklaruar se ai nuk ka pasur ndonjë problem tjetër shëndetësor, përveç gripit.
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).
Policia e Kosovës ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe, me urdhër të prokurorit, rasti është regjistruar si “Hetim i vdekjes”.