Ky është personi që arrestoi policia sot, kërkohej nga INTERPOL-i
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar ndërkombëtarisht nga autoritetet e Luksemburgut, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale të vjedhjes. IndeksOnline raporton se i arrestuari është Dukagjin Ademaj, i cili kërkohej për...


Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar ndërkombëtarisht nga autoritetet e Luksemburgut, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale të vjedhjes.
IndeksOnline raporton se i arrestuari është Dukagjin Ademaj, i cili kërkohej përmes INTERPOL-it, bazuar në një urdhër-arrest të lëshuar nga autoritetet e Luksemburgut.
Arrestimi është realizuar sot, rreth orës 16:30, nga njësitet e Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet e tjera policore dhe institucionet përkatëse.
Ademaj ishte në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Vjedhje”, e sanksionuar me Kodin Penal të Luksemburgut.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, Ademaj është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa ndaj tij do të vazhdojnë procedurat e mëtejshme ligjore.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore dhe ndërkombëtare për parandalimin dhe zbulimin e aktiviteteve kriminale, si dhe lokalizimin dhe arrestimin e personave të kërkuar./IndeksOnline/
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.