Ky është spiuni i dyshuar në foto me Daçiqin, që sot u arrestua në Merdare

Është bërë publike fotografia e Fehim Sali, i arrestuari sot në Merdare nën dyshimet për veprën penale të spiunazhit, në një operacion të përbashkët të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale. Fehim...

gusht 13, 2026 - 15:00
Ky është spiuni i dyshuar në foto me Daçiqin, që sot u arrestua në Merdare

Është bërë publike fotografia e Fehim Sali, i arrestuari sot në Merdare nën dyshimet për veprën penale të spiunazhit, në një operacion të përbashkët të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale.

Fehim Sali dyshohet se për një periudhë të gjatë ka bashkëpunuar me Agjencinë serbe të Inteligjencës (BIA) dhe se ka mbajtur kontakte me zyrtarin e saj, Zhelimir Matoviq.

Ai punon si arsimtar në shkollën serbe “9 Maji” në Rapçë të Dragashit dhe më herët ka qenë i angazhuar në Këshillin Konsultativ për Komunitete pranë zyrës së presidentes.

Po ashtu, dyshohet se merret me ndërmjetësimin për prona dhe dokumente serbe, ndërsa dyshohet se është angazhuar në grumbullimin e votave për mbështetësit e Aleksandar Vuçiqit./Indeksonline.net


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.