Lajm i madh për Milanin dhe Interin: Muajin tjetër zbulohet San Siro i ri
Projekti për ndërtimin e stadiumit të ri në Milano po hyn në një fazë të rëndësishme. Muajin e ardhshëm pritet të publikohet renderi i ri i impiantit që do të zëvendësojë “San Siron”, duke i dhënë publikut një pamje më të qartë të stadiumit...


Projekti për ndërtimin e stadiumit të ri në Milano po hyn në një fazë të rëndësishme. Muajin e ardhshëm pritet të publikohet renderi i ri i impiantit që do të zëvendësojë “San Siron”, duke i dhënë publikut një pamje më të qartë të stadiumit të ardhshëm.
Sipas raportimeve të fundit, studiot arkitekturore Foster+Partners dhe Manica pritet të prezantojnë muajin e ardhshëm renderin e projektit të ri. Ky konsiderohet si hapi i radhës në procesin për ndërtimin e stadiumit, transmeton ORAinfo.
Sala kërkon më shumë detaje
Kryetari i Bashkisë së Milanos, Beppe Sala, ka kërkuar që klubet të publikojnë sa më shpejt pamjet e reja të stadiumit.
Duke folur për Sportmediaset, Sala tha se shpreson që klubet të prezantojnë së shpejti projektin dhe të garantojnë që stadiumi i ri të jetë gati për Kampionatin Evropian të vitit 2032.
“Shpresoj që klubet ta tregojnë shumë shpejt renderin e ri të stadiumit dhe të garantojnë se stadiumi i ri do të jetë gati për Kampionatin Evropian 2032”, u shpreh Sala.
Kur do të shembet “San Siro”?
Sa i përket stadiumit aktual “Giuseppe Meazza”, Sala deklaroi se shembja e tij lidhet me vitin 2033.
“Po flasim për vitin 2033. Sinqerisht, nuk e kuptoj pse po i kushtohet kaq shumë vëmendje diskutimit për këtë çështje tani”, tha kryebashkiaku i Milanos.
Nëse afatet e planifikuara respektohen, stadiumi i ri duhet të jetë funksional përpara Kampionatit Evropian 2032, ndërsa “San Siro” aktual do të vijojë të jetë pjesë e historisë së futbollit milanez deri në fazat përfundimtare të projektit. /ORAinfo/
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.