Lajm i madh për Milanin para sfidës me Torinon
Skuadra e Milanit është rikthyer sot në stërvitje në Milanello, ndërsa kanë mbetur edhe dy seanca stërvitore para udhëtimit drejt Torinos, ku kuqezinjtë do të zhvillojnë ndeshjen e parë zyrtare të sezonit. Vëmendja kryesore në seancën e sot...


Skuadra e Milanit është rikthyer sot në stërvitje në Milanello, ndërsa kanë mbetur edhe dy seanca stërvitore para udhëtimit drejt Torinos, ku kuqezinjtë do të zhvillojnë ndeshjen e parë zyrtare të sezonit.
Vëmendja kryesore në seancën e sotme ishte te Diego Moreira. Një ditë pasi u zyrtarizua si futbollist i ri i Milanit, portugezi mbërriti për herë të parë në Milanello dhe zhvilloi stërvitjen e parë me grupin. Moreira pati gjithashtu mundësinë të takohej me trajnerin Ruben Amorim dhe shokët e tij të rinj të skuadrës, përcjell ORAinfo. 
Ndërkohë, Rafael Leao vazhdon rikuperimin nga dëmtimi muskulor dhe sot u stërvit i veçuar nga pjesa tjetër e ekipit. I njëjti program u ndoq edhe nga Santiago Gimenez.
Christian Pulisic gjithashtu punoi i veçuar, por për amerikanin ka një lajm shumë të mirë. Ai ka marrë dritën jeshile për t’iu bashkuar grupit në stërvitjen e nesërme dhe pritet të rikthehet gradualisht në ritmin normal.
Në Milanello pritet të jetë i pranishëm edhe Gerry Cardinale. Pronari i Milanit pritet të takojë skuadrën dhe trajnerin Amorim për t’u dhënë mbështetjen e tij para ndeshjes së parë zyrtare të sezonit.
Cardinale pritet gjithashtu të zhvillojë biseda me disa prej futbollistëve dhe me Amorimin, ndërsa përmbajtja e këtyre takimeve ende nuk është bërë e ditur.
Me sfidën ndaj Torinos gjithnjë e më pranë, Milani po hyn në ditët vendimtare të përgatitjeve për sezonin e ri. /ORAinfo/
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.