Lajm i mirë për prindërit, edhe një ditë afat për subvencionimin e teksteve shkollore

Ministria e Arsimit u ka bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë të aplikojnë për subvencionimin e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore, pasi afati i aplikimit përfundon nesër. Afati, i cili fillimisht ishte caktuar të mbyl...

gusht 13, 2026 - 23:00
Lajm i mirë për prindërit, edhe një ditë afat për subvencionimin e teksteve shkollore
lajm-i-mire-per-prinderit,-edhe-nje-dite-afat-per-subvencionimin-e-teksteve-shkollore

lajm-i-mire-per-prinderit,-edhe-nje-dite-afat-per-subvencionimin-e-teksteve-shkollore

Ministria e Arsimit u ka bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë të aplikojnë për subvencionimin e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore, pasi afati i aplikimit përfundon nesër.

Afati, i cili fillimisht ishte caktuar të mbyllej më 9 gusht, është shtyrë për shkak të interesimit dhe kërkesave të prindërve që nuk kishin arritur të aplikonin në kohë.

“Deri sot, për subvencionimin e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore, kanë aplikuar gjithsej 179 mijë prindër në platformën eKosova, ndërsa afati përfundimtar për mbylljen e aplikimeve është dita e nesërme”, tha Anita Kadriu, drejtore e Departamentit për arsim paraunviversitar në Ministri të Arsimit, raporton RTK.

“Ministria e Arsimit, e ka shtyer afatin për palikimin e prindërve i cili ishte paraparë të mbyllej me 9 gusht deri më nesër në mundësi që t’ju japim mundësi të gjithë prindërve që të aplikojnë”, shtoi ajo.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.