Lajm i mirë për qytetarët, do të ulen rrogat e ministrave dhe deputetëve
Komisioni parlamentar për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve ka miratuar propozimin për uljen e koeficientëve që përdoren për llogaritjen e pagave të funksionarëve të zgjedhur dhe të emëruar, përcjell tetova1. Propozimi vjen pas vendimit t...
Komisioni parlamentar për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve ka miratuar propozimin për uljen e koeficientëve që përdoren për llogaritjen e pagave të funksionarëve të zgjedhur dhe të emëruar, përcjell tetova1.
Propozimi vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, me të cilin u shfuqizua baza fikse për llogaritjen e pagave të funksionarëve. Me këtë ndryshim u krijua mundësia që pagat e tyre të rriteshin automatikisht me rritjen e pagës mesatare në vend.
Me koeficientët e rinj synohet të vendoset një model më i qëndrueshëm për llogaritjen e pagave dhe të kufizohet mundësia për rritje të mëtejshme të shpenzimeve nga buxheti.
Masa përfshin presidentin e shtetit, kryetarin e Kuvendit, kryeministrin, deputetët, si dhe drejtuesit e organeve të pavarura rregullatore dhe komisioneve shtetërore.
” ”
Kryetari i Komisionit, Gjorgjia Sajkoski, deklaroi se propozimi është përgatitur në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, me qëllim shmangien e një vakumi ligjor në mënyrën e llogaritjes së pagave.
Pas miratimit në Komision, propozimi pritet të shqyrtohet në seancë plenare, ku deputetët do të votojnë për miratimin përfundimtar të tij.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.