LAJMI I FUNDIT/ Bie akuza ndaj katërshes së UÇK-së për krime kundër njerëzimit

Gjyjata Speciale ka konstatuar se nuk ka pasur krime lufte pas 20 qershorit 1999. Kësisoj akuza për krime kundër njerëzimit ka rënë për secilin prej katërshes së UÇK-së. “Lidhur me ekzistencën e nja sulmi të përhapur kundër popullatës civil...

shtator 16, 2026 - 12:00
LAJMI I FUNDIT/ Bie akuza ndaj katërshes së UÇK-së për krime kundër njerëzimit

Gjyjata Speciale ka konstatuar se nuk ka pasur krime lufte pas 20 qershorit 1999.

Kësisoj akuza për krime kundër njerëzimit ka rënë për secilin prej katërshes së UÇK-së.

“Lidhur me ekzistencën e nja sulmi të përhapur kundër popullatës civile si kusht për krim kundër njerëzimit Trupi gjykues Konstatoi se ZPS-ja nuk ka arritur të vërtetojë se ishte kryer ky sulm i përhapur gjerësisht kundër popullatës civile”, ka thënë kryetari i trupit gjykues.

“Ndonëse ekzistonte një politikë ose plan për personat që konsideroheshin kundërshtarë, viktimat u zgjodhën vetëm duke u bazuar në faktorin individual dhe jo bazuar në përkatësinë e tyre në një popullatë civile të shenjës truar. Trupi gjykues nuk është i bindur se personat e shenjestruar nga anëtarët e UÇK-së në këtë çështje gjyqësore mund të konsiderohen si popullatë civile”, thuhet në njoftim.

Kryetari i trupit gjykues në Gjykatën Speciale, Charles Smith III, në fjalën hyrëse para vendimit ka thënë se çështja s’ka të bëjë me legjitimitetin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por vetëm me akuzat që rëndojnë mbi të akuzuarit.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.