Lajmi i Fundit: Ish-luftëtari i UÇK-së, Fadil Pushkolli, arrestohet në Maqedoni me urdhër nga Serbia
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Fadil Pushkolli, ka njoftuar se është arrestuar në pikën kufitare Bllacë–Elez Han, në territorin e Maqedonisë së Veriut. Të ngjajshme “Shtatë ditë janë vetëm fillimi”, Çlirim Haziri para...
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Fadil Pushkolli, ka njoftuar se është arrestuar në pikën kufitare Bllacë–Elez Han, në territorin e Maqedonisë së Veriut.
Të ngjajshme
“Shtatë ditë janë vetëm fillimi”, Çlirim Haziri paralajmëron vazhdimin e protestës për UÇK-në
Sipas Pushkollit, arrestimi është bërë bazuar në një urdhër të lëshuar nga autoritetet serbe.
“Dëshiroj t’ju njoftoj se jam arrestuar në pikën kufitare Bllacë–Elez Han, në territorin e Maqedonisë së Veriut, bazuar në një urdhër të lëshuar nga autoritetet serbe”, ka shkruar ai.
Pushkolli ka thënë se, sipas informacionit që i është dhënë, arrestimi lidhet me të kaluarën e tij si pjesëtar i UÇK-së.
“Arrestimi, sipas informacionit të dhënë, lidhet me faktin se jam pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)”, thuhet në njoftimin e tij.
Ai u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të ndërmarrin masa për trajtimin e rastit dhe mbrojtjen e të drejtave të tij.
“Kërkoj që institucionet e Republikës së Kosovës të marrin menjëherë të gjitha masat e nevojshme për trajtimin e këtij rasti dhe mbrojtjen e të drejtave të mia”, ka deklaruar Pushkolli. /Insajderi.org/
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.