Lajmi i rremë i Elvis Hoxha për Time Kadriajn, Deliu: Heshtja e Kurtit më nuk është thjesht heshtje

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar pasi Elvis Hoxha pranoi dhe kërkoi falje për lajmin e rremë për Time Kadrijaj që gjoja “u lavdërua në media serbe për aksionin” ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurit. Deliu ka shkruar në Face...

gusht 9, 2026 - 20:00
Lajmi i rremë i Elvis Hoxha për Time Kadriajn, Deliu: Heshtja e Kurtit më nuk është thjesht heshtje
lajmi-i-rreme-i-elvis-hoxha-per-time-kadriajn,-deliu:-heshtja-e-kurtit-me-nuk-eshte-thjesht-heshtje

lajmi-i-rreme-i-elvis-hoxha-per-time-kadriajn,-deliu:-heshtja-e-kurtit-me-nuk-eshte-thjesht-heshtje

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar pasi Elvis Hoxha pranoi dhe kërkoi falje për lajmin e rremë për Time Kadrijaj që gjoja “u lavdërua në media serbe për aksionin” ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurit.

Deliu ka shkruar në Facebook, duke thënë se heshtja e kryeminstrit më nuk është heshtje, por përgjegjësi politike.

Ajo tha se këto njerëz që mbajnë poste vazhdimisht sulmojnë pjesëtarët e UÇK-së.

Postimi i plotë:

Meqë Elvis Hoxha nuk merr përgjegjësi dhe nuk e sheh dorëheqjen si akt etik, përgjegjësinë duhet ta mbajë ai që e ka emëruar. Albin Kurti, i ka bërë këta njerëz këshilltarë dhe anëtarë të Kryesisë së Vetëvendosjes.

Kur njerëz që mbajnë poste të tilla fyejnë dhe sulmojnë pjesëtarët e UÇK-së, duke përhapur narrativa dhe lajme të rreme të Serbisë, heshtja e Kryeministrit nuk është më thjesht heshtje.

Është përgjegjësi politike.

Sepse kur i emëron, i promovon dhe i mban në poste, nuk mund të distancohesh nga përgjegjësia kur ata kalojnë çdo kufi.

Nuk mjafton një kërkimfalje. Nuk mjafton as një distancim formal. Nëse ka përgjegjësi morale dhe politike, ajo duhet të pasohet me veprim: shkarkim nga detyra dhe përgjegjësi për secilin që ka përdorur postin për të përhapur shpifje e propagandë kundër pjesëtarëve të UÇK-së.

Turp


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.