LAMM: Trafiku pa pengesa, por shoferët të kenë kujdes me shpejtësinë
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se trafiku në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, ndërsa rrugët janë kryesisht të thata. Sipas LAMM-së, trafiku jashtë zonave urbane paraqitet me intensitet të shtuar, ndërsa në vendkali...
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se trafiku në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, ndërsa rrugët janë kryesisht të thata.
Sipas LAMM-së, trafiku jashtë zonave urbane paraqitet me intensitet të shtuar, ndërsa në vendkalimet kufitare nuk janë raportuar pritje të gjata për hyrje apo dalje nga vendi.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, veçanërisht në luginat e vendit, ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.
Shoferëve u rekomandohet të përshtatin shpejtësinë me kushtet në rrugë dhe të jenë të vëmendshëm gjatë udhëtimit.
Flaka
The post LAMM: Trafiku pa pengesa, por shoferët të kenë kujdes me shpejtësinë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.