Laporta e do në Barcelonë! Ky është objektivi i ri i katalunasve për janar

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, është admirues i mbrojtësit të djathtë të Tottenham Hotspurit, Pedro Porro, raporton Catalunya Radio. Kriza e lëndimeve te Barcelona në krahun e djathtë të mbrojtjes ka shtuar nevojën për përforcime në...

tetor 29, 2026 - 12:00
Laporta e do në Barcelonë! Ky është objektivi i ri i katalunasve për janar

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, është admirues i mbrojtësit të djathtë të Tottenham Hotspurit, Pedro Porro, raporton Catalunya Radio.

Kriza e lëndimeve te Barcelona në krahun e djathtë të mbrojtjes ka shtuar nevojën për përforcime në afatin kalimtar të janarit, ndërsa Porro shihet si një nga opsionet e mundshme.

Megjithatë, katalunasit ende nuk kanë marrë një vendim përfundimtar nëse do të transferojnë mbrojtës të rinj, pasi dëshirojnë të vlerësojnë se si do të evoluojë situata me lëndimet.

Porro ishte një nga futbollistët që Barcelona e kishte shqyrtuar edhe gjatë afatit kalimtar të verës, veçanërisht pas paraqitjeve të tij të shkëlqyera në fushatën e Spanjës që përfundoi me triumfin në Kupën e Botës.

Megjithatë, kampionët e La Ligës nuk e konkretizuan interesimin për të.

Largimin e tij e vështirëson edhe më shumë kontrata afatgjatë që 27-vjeçari nënshkroi me Tottenhamin në qershor, e cila e mban të lidhur me klubin anglez deri në vitin 2031.

Barcelona vendos për shitjen e Baldes – dy emrat që po konsideron si zëvendësues të spanjollit

Porro krijoi një bashkëpunim shumë të mirë me Lamine Yamal në krahun e djathtë, një partneritet që luajti rol të rëndësishëm në triumfin e Spanjës.

Megjithatë, largimi i tij në janar duket pak i mundshëm, ndërsa Barcelona deri më tani nuk ka bërë asnjë ofertë për mbrojtësin spanjoll.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.