Laurent Krasniqi, humb jetën tragjikisht në aksident me motor

  Tik-tokeri i njohur dhe ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Laurent Krasniqi, ka humbur tragjikisht jetën si pasojë e një aksidenti me motor, të mërkurën mbrëma në Prishtinë. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Emer...

shtator 3, 2026 - 00:00
Laurent Krasniqi, humb jetën tragjikisht në aksident me motor

 

Tik-tokeri i njohur dhe ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Laurent Krasniqi, ka humbur tragjikisht jetën si pasojë e një aksidenti me motor, të mërkurën mbrëma në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Naser Syla.

Sipas njoftimit zyrtar, Krasniqi, i lindur në vitin 1997, është sjellë në Klinikën Emergjente nga ekipi i Ndihmës së Shpejtë, pa shenja jete, pasi ishte përfshirë në një aksident komunikacioni.

“Një i lindur më 1997, i sjellë nga ndihma e shpejtë pa shenja jete, aksident komunikacioni, i rrëzuar nga motori. Edhe përkundër të gjitha masave të RCP-së nga ekipi kujdestar, pacienti nuk mund t’u përballojë plagëve të marra dhe ndërron jetë në ora 21:40”, thuhet në njoftimin e drejtorit të Klinikës Emergjente.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.