Lazim Destani uron zgjedhjen e Presidentes së re të Kosovës: “Një kapitull i ri për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit”
Filantropi dhe biznesmeni i njohur Lazim Destani ka përgëzuar popullin e Kosovës dhe institucionet e vendit për zgjedhjen e Akademikes Justina Shiroka-Pula në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës. Përmes një mesazhi publik, ai vler...
Filantropi dhe biznesmeni i njohur Lazim Destani ka përgëzuar popullin e Kosovës dhe institucionet e vendit për zgjedhjen e Akademikes Justina Shiroka-Pula në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës. Përmes një mesazhi publik, ai vlerësoi lart pjekurinë politike të treguar nga liderët shtetërorë dhe nërmarrjen e hapave që garantojnë stabilitet institucional, si parakusht kyç për zhvillimin ekonomik, tërheqjen e investimeve dhe prosperitetin e përgjithshëm të shoqërisë.
Porosia e plotë e Lazim Destanit:
“Urime popull i Kosovës,
Urime Akademike e nderuar, Justina Shiroka-Pula,
Zgjedhja e Akademikes Justina Shiroka-Pula si Presidente e Republikës dhe përmbyllja e suksesshme e procesit të konsolidimit të institucioneve shtetërore përbëjnë lajmin e gëzueshëm e të jashtëzakonshëm. Ky moment shënon triumfin e pjekurisë politike, stabilitetit dhe vizionit të përbashkët për të ardhmen.
I kam ndjekur hap pas hapi sfidat e këtij rrugëtimi, ndaj sot, krerët e vendit dhe liderët politikë, i përgëzoj përzemërsisht për urtësinë, frymën e kompromisit dhe përgjegjësinë e lartë shtetërore që treguan në këto momente vendimtare. Ata dëshmuan se kur interesat e atdheut dhe të qytetarëve vihen në plan të parë, nuk ka ngërç që nuk gjen zgjidhje.
Nga perspektiva e komunitetit të biznesit dhe angazhimit njerëzor, ky stabilitet institucional është pikërisht themeli që i duhet Kosovës. Ai hap rrugë të sigurta për zhvillim ekonomik, për investime të qëndrueshme, fuqizim të kapitalit njerëzor dhe për projekte të mëdha në shërbim të mirëqenies shoqërore. Një shtet me institucione të plota dhe funksionale është shtet që frymëzon besim te partnerët ndërkombëtarë dhe te vetë rinia e tij e mrekullueshme.
Uroj që ky kapitull i ri të jetë fillimi i një epoke me suksese të pandalshme, bashkëpunim të ngushtë dhe prosperitet të gjithanshëm.
Ju priftë e mbara!”
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.