LD- Bërvenicë: Do ta mbështesim kandidatin shqiptar Arkin Jahijun
Bërvenica sërish pritet të jetë një nga komunat më interesante në zgjedhjet lokale. Gara mes kandidatëve shqiptarë dhe maqedonas pritet të jetë e fortë deri më 18 tetor, kur njëra palë do ta festojë fitoren. Sipas informacioneve që ka sigur...
Bërvenica sërish pritet të jetë një nga komunat më interesante në zgjedhjet lokale. Gara mes kandidatëve shqiptarë dhe maqedonas pritet të jetë e fortë deri më 18 tetor, kur njëra palë do ta festojë fitoren.
Sipas informacioneve që ka siguruar TetovaSot, kësaj radhe loja politike në Bërvenicë ka ndryshuar. Anëtarët e Lidhjes Demokratike (LD), partisë së Izet Mexhitit, dega në Bërvenicë, pritet të mbështesin kandidatin e BDI-së, Arkin Jahi.
Në një bisedë telefonike për portalin TS, njëri nga anëtarët e LD-së – dega Bërvenicë, konfirmoi se anëtarët kanë vendosur ta mbështesin Arkin Jahiun.
“Ne, anëtarët e LD-së, dega Bërvenicë, kemi vendosur që kësaj radhe ta mbështesim kandidatin Arkin Jahi”, u shpreh shkurt ai, pa dhënë më shumë detaje.
Kjo lëvizje mund të ndikojë në garën zgjedhore në Bërvenicë, ndërsa mbetet e paqartë nëse VLEN-i, si dhe partitë tjera pjesë e koalicionit, përfshirë BESA, ASH dhe Alternativa, do të marrin një vendim të ngjashëm apo do të mbështesin kandidatin e VMRO-së.
Deri tani, Arkin Jahi është kandidati i vetëm shqiptar i bërë zyrtar për Komunën e Bërvenicës. Gara pritet të marrë formë të plotë në ditët në vijim./TS/
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.