LDK-ja merr vendim të papritur

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga ushtruesja e detyrës së Presidentit, Albulena Haxhiu. LDK-ja ka vendosur ta injorojë ftesën e Haxhiut për takim nesër, i tha Gazetës Express një zyrtar i kësaj part...

gusht 18, 2026 - 10:00
LDK-ja merr vendim të papritur

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga ushtruesja e detyrës së Presidentit, Albulena Haxhiu.

LDK-ja ka vendosur ta injorojë ftesën e Haxhiut për takim nesër, i tha Gazetës Express një zyrtar i kësaj partie.

“Nuk e kemi refuzuar, por e kemi injoruar ftesën”, tha ky burim.

Lajmin e ka konfirmuar në një deklaratë për televizionin Dukagjini, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Ne takimet i zhvillojmë me kryetarët e partive, në këtë rast takimin e vetëm që mund ta bëjmë është me kryetarin e LVV-së, Albin Kurtin. Në pikëpamjet tona, zonja Haxhiu është deputete e Kuvendit dhe, në këtë rrjedhë, ne mund të flasim vetëm me ata që janë përgjegjës për këtë punë”, ka thënë Abdixhiku.

Haxhiu të premtën i ka ftuar liderët e partive politike ose përfaqësuesit e tyre në një takim të përbashkët për të martën në Presidencë.

Takimi, sipas ftesës që Haxhiu ua dërgoi partive politije, është thirrur “në lidhje me zhvillimet aktuale politike, institucionale dhe rëndësinë e arritjes së marrëveshjes për Presidentin konsensual, rrjedhimisht dhe formimin e institucioneve të tjera kushtetuese”.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca kanë refuzuar gjithashtu të marrin pjesë në këtë takim.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.