LDK-ja pa votat e plota për Sejdiun, Kurti komenton situatën

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar rreth situatës së fundit në LDK, me këtë të fundit që deklaroi se nuk ka votat e 6 deputetëve për kandidaturën presidenciale të Bekim Sejdiut. Duke shkuar në takim...

shtator 1, 2026 - 22:00
LDK-ja pa votat e plota për Sejdiun, Kurti komenton situatën

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar rreth situatës së fundit në LDK, me këtë të fundit që deklaroi se nuk ka votat e 6 deputetëve për kandidaturën presidenciale të Bekim Sejdiut.

Duke shkuar në takimin e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti tha se marrëveshja ishte bërë që t’i jipej fund krizës.

“Ne nuk kemi bërë marrëveshje që të zgjedhim presidentin në mënyrë demokratike. E kemi shndërruar me Lidhjen Demokratike të Kosovës në marrëveshje me emrin e përveçëm të profesor Bekim Sejdiut, për të cilin kemi pasur takim në kryesinë dhe grupin parlamentar të Lëvizjes. Tash po shkoj në mbledhje të grupit parlamentar. Më pas do të mund t’iu drejtohem” tha Kurti.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.