LDK konfirmon pjesëmarrjen në seancën e 9 shtatorit në Kuvend

Lidhja Demokratike e Kosovës do të marrë pjesë në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, e cila është caktuar për 9 shtator. Vendimi është konfirmuar nga deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të kësaj...

shtator 7, 2026 - 15:30
LDK konfirmon pjesëmarrjen në seancën e 9 shtatorit në Kuvend

Lidhja Demokratike e Kosovës do të marrë pjesë në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, e cila është caktuar për 9 shtator.

Vendimi është konfirmuar nga deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të kësaj partie.

“Vendosëm si grup të marrim pjesë në seancë dhe t’i kontribuojmë konstituimit të Kuvendit, meqë Kosova është në një fazë të rëndësishme për themelimin e institucioneve dhe funksionalitetin e saj, prandaj kemi bërë thirrje që të konstituohet Kuvendi sa më parë të jetë e mundshme dhe institucioneve t’u kthehet funksionaliteti i tyre, prandaj vendosëm të marrim pjesë në seancë dhe të japim kontributin tonë për t’i dhënë institucione Kosovës”, deklaroi ajo.

Ajo tha se çështja e zgjedhjes së presidentit nuk është diskutuar, pasi sipas saj temë është seanca konstituive e Kuvendit.

Seanca konstituive pritet të vazhdojë të mërkurën, më 9 shtator, në orën 11:00, pas njoftimit të kryesuesit të saj, Avni Dehari.

Dehari ka bërë të ditur se seanca e ndërprerë muajin e kaluar do të vazhdojë pas zhvillimeve politike dhe marrëveshjes së arritur mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së lidhur me kandidatin për president të Kosovës, ndonëse edhe ai e ka pranuar se nuk është e qartë nëse pas kësaj marrëveshje janë numrat për krijimin e të gjitha institucioneve.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.