Legjenda braziliane Roberto Carlos bëhet musliman
Legjenda braziliane e futbollit, Roberto Carlos, raportohet se është konvertuar në fejën Islame rreth katër javë më parë në Brazil. Lajmi është bërë publik nga deputeti turk Ali Şahin, i cili deklaroi se këtë informacion e kishte marrë gjat...


Legjenda braziliane e futbollit, Roberto Carlos, raportohet se është konvertuar në fejën Islame rreth katër javë më parë në Brazil.
Lajmi është bërë publik nga deputeti turk Ali Şahin, i cili deklaroi se këtë informacion e kishte marrë gjatë një takimi me përfaqësues të komunitetit mysliman në São Paulo.
Sipas Şahin, sheiku Jihad Hammadeh, një prej figurave të njohura të komunitetit mysliman në Brazil, ka treguar se kishte qenë në kontakt me Roberto Carlos për një periudhë kohore.
Ai pretendon se ish-futbollisti e kishte vizituar rreth katër javë më parë dhe gjatë atij takimi kishte shqiptuar shehadetin, deklaratën islame të besimit, duke përqafuar Islamin.
Roberto Carlos, 53-vjeçar, konsiderohet një prej mbrojtësve të majtë më të mëdhenj në historinë e futbollit. Ai shkroi historinë e tij kryesisht te Real Madridi, ndërsa në vitin 2007 u transferua te Fenerbahçe në Turqi.
Megjithatë, deri më tani Roberto Carlos nuk e ka konfirmuar publikisht këtë lajm, ndaj raportimi mbetet i pakonfirmuar zyrtarisht.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.