Lëndohet Isak, goditje e madhe për Liverpoolin
Liverpooli ka marrë një goditje të madhe, pasi sulmuesi i saj kryesor, Aleksandër Isak është lënduar gjatë grumbullimit me Suedinë në kuadër të ndeshjeve në Ligën e Kombeve. Klubi nga Merseyside ka njoftuar se Isak është rikthyer nga angazh...


Liverpooli ka marrë një goditje të madhe, pasi sulmuesi i saj kryesor, Aleksandër Isak është lënduar gjatë grumbullimit me Suedinë në kuadër të ndeshjeve në Ligën e Kombeve.
Klubi nga Merseyside ka njoftuar se Isak është rikthyer nga angazhimi me kombëtaren për shkak të një dëmtimi të lehtë.
“Sulmuesi nuk do të marrë pjesë në tri ndeshjet e mbetura të Suedisë gjatë kësaj periudhe ndeshjesh ndërkombëtare dhe tani do t’i nënshtrohet vlerësimit nga stafi mjekësor i klubit në Qendrën Stërvitore AXA.”, thuhet në njoftimin e klubit.
Nuk dihet nëse Isak do të mungojë në ndeshjen e rëndësishme që Liverpool do ta zhvillojë me Manchester City, të dielën e 11 tetorit.
Në rast të mungesës së Isak, Liverpooli do të ketë probleme serioze në fazën e sulmit, pasi edhe sulmuesi tjetër, Hugo Ekitike është i lënduar dhe nuk pritet të kthehet deri në pjesën e dytë të sezonit.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.