Lëndohet rëndë një 44-vjeçar në vendin e punës në Gazi Babë

Më 3 tetor 2026, rreth orës 13:45, në SPB Shkup është raportuar se në Institucionin Shëndetësor Publik “Shën Naumi Ohridski” në Shkup është sjellë një 44-vjeçar nga Shkupi, me lëndime të rënda trupore. Sipas njoftimit, 44-vjeçari është l...

tetor 4, 2026 - 14:30
Lëndohet rëndë një 44-vjeçar në vendin e punës në Gazi Babë

Më 3 tetor 2026, rreth orës 13:45, në SPB Shkup është raportuar se në Institucionin Shëndetësor Publik “Shën Naumi Ohridski” në Shkup është sjellë një 44-vjeçar nga Shkupi, me lëndime të rënda trupore.

Sipas njoftimit, 44-vjeçari është lënduar gjatë kryerjes së detyrave të punës në një subjekt juridik në territorin e Gazi Babës.

Për rastin është njoftuar inspektori i punës, ndërsa një ekip i SPB Shkup ka kryer këqyrje në vendin e ngjarjes.

Flaka

The post Lëndohet rëndë një 44-vjeçar në vendin e punës në Gazi Babë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.